Mbappe pritet të mungojë ndaj Bayernit

Futboll

Mbappe pritet të mungojë ndaj Bayernit

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 14:48
Mbappe

Lajme të këqija për Kylian Mbappen dhe Paris Saint-Germainin.

Sulmuesi francez u largua nga loja në minutën e 21-të në fitoren e mbrëmshme ndaj Montpellier pasi lëndimit që e pësoi.

Mediumi francez “L’Equipe” raporton se lëndimi në kofshën e majtë mund ta lë yllin francez jashtë fushës së blertë për tri javë.

Kjo nënkupton se nënkampioni i botës me Francën mund të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichun, e vlefshme për të tetën e finales.

Parisienët do të përballen me bavarezët në “Parkun e Princave” vetëm pas 12 ditësh dhe kjo periudhë duket e pamjaftueshme që përfaqësuesi francez të shërohet dhe të jetë në dispozicion me kohë.

Mbappe është njëri prej lojtarëve kryesorë të PSG-së dhe mungesa e tij do të ishte një shqetësim i madh për parisienët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat