Messi: Nuk mund të kërkoj më shumë

Futboll

Messi: Nuk mund të kërkoj më shumë

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 15:34
Messi

Lionel Messi e kompletoi karrierën e tij në fund të vitit që shkoi duke e fituar Kupën e Botës, që ishte trofeu i vetëm që mungonte në vitrinat e tij.

Ylli argjentinas i udhëhoqi “Albiceleste” drejt triumfit në “Katar 2022”, duke ua mbyllur kështu gojën kritikëve.

E pasi e kompletoi kabinetin e tij me kupa, me 7 Topa të Artë, 4 Liga të Kampionëve, 1 Copa America dhe 1 Kupë të Botës, Messit nuk i mbetet më asnjë merak.

“Kam fituar gjithçka në karrierën time, si në aspektin individual, ashtu edhe në atë ekipor.

Do ta mbylli karrierën në mënyrë unike.

Nuk e kam imagjinuar kurrë që kjo do të më ndodhte mua kur e pata filluar karrierën.

Dhe, ta arrija një gjë të tillë në këtë moment të karrierës ishte gjëja më e mirë.

Nuk kam asnjë merak, nuk mund të kërkoj më shumë.

Ne e fituam Kupën e Amerikës në vitin 2021 dhe më pas Botërorin, s’ka mbetur asgjë pa u fituar”, deklaroi Messi.

Ish-futbollisti i Barcelonës është favorit për ta fituar edhe Topin e Artë, të tetin në karrierë.

35 vjeçari konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat