Rosell: Kam qarë shumë

Futboll

Rosell: Kam qarë shumë

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 16:01
Rosell

Sandro Rosell u bë president i Barcelona-s në vitin 2010 dhe me të skuadra Blaugrana shijoi disa nga vitet më të mira sportive në historinë e saj.

Megjithatë, ai dha dorëheqjen në vitin 2014 pas polemikave rreth “çështjes Neymar”.

Dhjetorin e kaluar, Gjykata e Barcelonës shpalli të pafajshëm Neymar-in, prindërit e tij, ish-presidentët e Barçës dhe Santos, dy klubet, por në gjithë ato vite, jeta e Rosell ndryshoi në mënyrë drastike përgjithmonë.

Konkretisht e bëri në vitin 2017, kur u arrestua dhe përfundoi në burg.

Ish-numri një i katalanasve kaloi 21 muaj në paraburgim derisa u shpall i pafajshëm nga gjykata vendase për veprat për të cilat akuzohej.

Që nga lirimi i tij nga burgu, Rosell ka shkruar një libër dhe ka rrëfyer odisenë e tij në shumë raste.

E fundit ishte për Cadena Ser.

“Jam kërcënuar disa herë, por shokët e mi ndërhynë për të më mbrojtur.

Kisha ndjesinë se do të kisha marrë dy plagë me thikë, një për shkak se isha katalanas, tjetra për fitoret me Barcelona-n.

“U bëra mik i ngushtë me një lider cigan dhe kërcënimet me siguri u ndalën pasi ai foli me të tijtë.

Të burgosurit kolumbianë ishin ata që më mbronin më shumë. Por ndonjëherë situata ndizej për asgjë.

Një i burgosur sulmoi dhe theri me një shkop të thyer tjetrin sepse i kishte borxh një Coca-Cola”.

Gjatë intervistës, Rosell kujtoi shumë nga momentet e tij më të vështira gjatë atyre 21 muajve dhe ndau përvojat e tij me shikuesit.

“Burgu është gri dhe pak bajat, por në të njëjtën kohë zbulon shumë humanizëm, është një kontrast i vazhdueshëm emocionesh, ngjyrash, trishtimi, madje edhe të qeshurash.

“Gjithmonë jam munduar të jem shumë i ekuilibruar, nuk mbaja mend të kisha qare gjatë jetës time, por atje më ndodhi edhe disa herë. Më pas u ndjeva më mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat