Guardiola: Nuk e di se çfarë do të ndodh me Cancelon

Futboll

Guardiola: Nuk e di se çfarë do të ndodh me Cancelon

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 16:02
Guardiola dhe Cancelo

Njëri nga transferimet që nuk u prit të ndodh në merkaton e janarit ishte ai i Joao Cancelos.

Cancelo u largua nga Manchester City dhe iu bashkua Bayern Munichut në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit.

Arsyeja e largimit nga City ishte se Cancelo dëshironte të luante në çdo ndeshje të kampionit anglez, gjë të cilën e konfirmoi edhe trajneri Pep Guardiola.

“Cancelo dëshiron të luajë gjithmonë, ai duhet të luajë që të jetë i lumtur. Ai dëshiron që të luaj çdo ndeshje të mundshme dhe shpresoj që mund ta bëjë atë gjë te Bayerni”, tha Guardiola.

“Nuk e di se çfarë do të ndodh sezonin e ardhshëm me Cancelon. Nuk do ta them asnjë fjalë të keqe për punën e tij, pasionin dhe aftësitë”, shtoi më tej trajneri i Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat