Ronaldo megjithatë shënon në Arabinë Saudite

Futboll

Ronaldo megjithatë shënon në Arabinë Saudite

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 18:40
Ronaldo megjithatë shënon në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo e hapi sot llogarinë e tij të golave në Ligën Profesionale Saudite.

Sulmuesi portugez shënoi në ndeshjen që Al-Nassr e luajti sot në udhëtim kundër Al-Fateh, në kuadër të javës së 15-të.

Ronaldo shënoi në fundin e ndeshjes (90+3’) nga pika e penalltisë, për t’ia siguruar kështu një pikë skuadrës së tij.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Prince Abdullah bin Jalawi” përfundoi me rezultatin 2:2.

Për Al-Nassr goli tjetër u shënua nga Anderson Talisca (42’).

Ndërkaq, Cristian Tello (12’) dhe Sofiane Bendebka (58’) ishin autorët e golave të vendasve.

Al-Nassr pas këtij barazimi ka 34 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, me pikë të njëjta me Al-Shabab, por me këta të fundit që kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Al-Fateh renditet në pozitën e gjashtë me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat