Edi Martini: E meritonim kualifikimin

Futboll

Edi Martini: E meritonim kualifikimin

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 18:55
Edi Martini

Teuta mposhi me rezultatin 1-0 Erzenin dhe u kualifikua në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Pas sfidës foli edhe trajneri i durrsakëve, Edi Martini.

“Jam i kënaqur ishte një ndeshje e vështirë, ne i kemi bërë ndeshjet e barabarta me ekipet e tjera.

E meritonim këtë kualifikim.

Ne humbëm shpërqëndrimin me Laçin vetëm 10 minuta dhe për këtë arsye humbëm.

Teuta nuk është një ekip që mendon vetëm për renditjen e mirë në kampionat, ne kërkojmë Kupat e Europës.

Daci më pëlqen si lojtar dhe e komplimentoj shumë.

Kemi pasur problemet tona dhe kam besim tek djemtë. Emiljano Vila vjen pas dëmtimit dhe të tjerët mund të japin shumë për ekipin.

Kjo fitore ishe e rëndësishme pas humbjes me Laçin që djemtë të shohin veten se kush janë.

Do na shërbejë për në vijim,” u shpreh Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat