Sot ndeshjet e Kupës së Kosovës

Futboll

Sot ndeshjet e Kupës së Kosovës

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 11:13
Sot ndeshjet e Kupës së Kosovës

Pas një pauze thuajse dy mujore, futbolli rikthehet në aksion.

Sezoni pranveror fillon me ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, ku sot në program janë katër ndeshje për tu zhvilluar.

Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës, Llapi do të luaj në udhëtim te Liria, në një ndeshje që gjykohet nga Gramos Shala.

Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani do të ketë punë me skuadrën A&N në stadiumin e qytetit në Therandë.

Sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Feronikelit dhe Trepçës ’89 që zhvillohet në Drenas.

Ndërkohë dueli i fundit i ditës së sotme është ai mes Flamurtarit dhe Vushtrrisë. Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat