Rindizet aksi Manchester-Barcelonë

Futboll

Rindizet aksi Manchester-Barcelonë

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 15:38
Rindizet aksi Manchester-Barcelonë

Pasi dështoi të trasferonte Frenkie de Jong, Manchester United ka rikthyer përsëri vështrimin drejt Barcelonës.

Mediet angleze bëjnë me dije se United është “fiksuar” me talentin e katalanasve, Ansu Fati.

Gjithsesi, që në pamje të parë duket një operacion i vështirë, por drejtuesit kërkojnë të plotësojnë dëshirën e trajnerit holandez, Erik ten Hag, i cili e pëlqen shumë futbollistin.

Së fundmi, Xavi u pyet mbi mundësinë e largimit të numrit 10 dhe trajneri spanjoll u përgjigj:

“Ai është shumë i rëndësishme për ne dhe këtë e di shumë mirë, por tani nuk është koha të flasim për merkato”.

Një përgjigje e cila ka lënë gjithçka të hapur, ndërsa vera pritet të jetë përsëri shumë e nxehtë në aksin Manchester-Barcelonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat