Atletico Madridi zhgënjeu 

Futboll

Atletico Madridi zhgënjeu 

Nga: K.G. Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 20:25
Atletico Madridi

Atletico Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim (1:1) me Getafe-n, në takimin e javës së 20-të në kampionatin spanjoll. 

Getafe ka befasuar, duke marrë pikë në stadiumin "Metropolitano".

Ndeshjen e përcollën 56079 shikues.

Madridasit avancuan me golin e futbollistit Correa në minutën e 60--të, ndërsa Unal (73') ka barazuar rezultatin.

Atletico renditet në vend të katërt me 35 pikë dhe Getafe është i 19-ti me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat