Chelsea nuk ndalet

Futboll

Chelsea nuk ndalet

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 12:27
Chelsea nuk ndalet

Chelsea ka shpenzuar mbi 600 milionë euro që kur u mor në pronësi të fondit amerikan të administruar nga Todd Boehly.

“Blutë e Londrës” janë shfaqur mjaft aktiv në dritaret e transferimeve. Në janar nuk u kursyen aspak teksa përforcuan radhët e tyre me Mykhailo Mudryk, Joao Felix, Enzo Fernandez, Benoit Badiashile.

Megjithatë, kjo nuk do ta ndalë Chelsean edhe në merkaton e verës.

Në mënyrë paraprake është arritur marrëveshja për mesfushorin Christopher Nkunku, i cili do të bashkohet me ekipin në mbyllje të edicionit aktual, por së fundmi një tjetër objektiv është shfaqur në horizont për londinezët.

Bëhet fjalë për Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian po shkëlqen me Napolin këtë sezon dhe vlerësohet me 100 milionë paund.

Sidoqoftë, Chelsea nuk do të jetë të vetëm në garën për bomberin, teksa do të ketë konkurrencë edhe nga Man Utd e PSG.

Napoli udhëheq klasifikimin në Serie A dhe Osimhen ka qenë vendimtar në ecurinë fantastike të napoletanëve deri më tani.

Nigeriani ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 4 asiste në një edicion që e ka parë skuadrën e Spallettit të dominojë në Itali, por edhe të dëfrejë me futbollin e saj në Evropë.

Napoli është kualifikuar në fazën e 1/8 të Champions League dhe do të përballet me Eintracht Frankfurt. Chelsea do të bëjë çmos për të siguruar shërbimet e sulmuesit nigerian, por duhet të bëjnë llogaritë e Fair Play Financiar pas shpenzimeve marramendëse në dy merkatot e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat