Zaniolo - Icardi, planifikohet operacioni i bujshëm

Futboll

Zaniolo - Icardi, planifikohet operacioni i bujshëm

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 16:08
Zaniolo - Icardi, planifikohet operacioni i bujshëm

Nicolo Zaniolo dhe Galatasaray: mision i vështirë, por jo i pamundur.

Merkato në Turqi mbyllet të mërkurën, ka akoma edhe tri ditë të plota për ta mbyllur me sukses operacionin, por vetëm me disa kushte të caktuara.

Lajmi i orëve të fundit nga Corriere dello Sport është se lojtari është shprehur i gatshëm të dëgjojë ofertën turke dhe e njëjta gjë vlen për Roman, por që nuk heq dorë nga një gjë.

Pinto dhe Friedkin duan një transferim përfundimtar dhe jo një huazim.

Gjithashtu, drejtuesit e klubit verdhekuq nuk janë të gatshëm të negociojnë për më pak se 25 milionë euro.

Për sa i takon lojtarit, përveç rrogës (3 milionë euro) kërkohet edhe një kontratë me një klauzolë të qartë që ta lejojë të ketë liri në rast të një ofertë të Milan-it verën e ardhshme.

Nëse më pas do të shkojë në Stamboll dhe do të ndihet mirë nuk është e thënë se do ta ushtronte klauzolën, por është një rrugëdalje që kërkon ta ketë. Te Galatasary, mes të tjerëve, do të gjente Mauro Icardi-n.

Ish-kapiteni i Inter-it, pas disa vështirësive për t’u ambientuar në Turqi, po luan mirë dhe në 12 ndeshje ka shënuar deri tani 8 gola dhe ka dhënë 5 asiste.

Kjo e ka bërë Zaniolo-n të reflektojë dhe të mendojë se Galatasaray mund të jetë rasti i duhur për të rilindur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat