E përditshmja spanjolle “AS” shkruan për shqiptarin

Futboll

E përditshmja spanjolle “AS” shkruan për shqiptarin

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 19:49
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni është kthyer tashmë në një protagonist absolut në futbollin spanjoll me golat e tij.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare po shënon me një rregullsi mbresëlënëse dhe për momentin ka arritur në kuotën e 15 golave në La Liga 2 me fanellën e Granada, duke e thyer rekordet e tij personale sa i përket rregullsisë së gjetjes së rrjetës.

Ndaj Vijareal B ai shënoi sot golin e tij të 15 në këtë kampionat dhe vlerësimet që mori për realizimin e shkëlqyer me një gjuajtja nga jashtë zonës, ishin shumë pozitive.

E përditshmja spanjolle “AS” e sheh atë si një lojtar të gatshëm për La Liga.

“Shkëndija e Shqipërisë më në fund shënoi larg “Los Cármenes”, përveç të tjerave, një gol të mrekullueshme, Iker Álvarez, portieri i kombëtares së Andorrës, i ndaloi një tjetër.

Në minutën e 72-të kërkoi penallti të shkaktuar nga De La Fuente. Ka 15 gola dhe sa herë që shënon, Granada merr pikë.

Është një futbollist për Primera (La Liga)”, shkruhet në komentin e të përditshmes sportive spanjolle për paraqitjen e sulmuesit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat