Interi i tregon Milanit se kush është shefi i derbit të madh 

Futboll

Interi i tregon Milanit se kush është shefi i derbit të madh 

Nga: K. G. Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 22:42
Lautaro Martinez feston me shokë

Interi ka shënuar fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj Milanit, në derbin më të madh në Itali.

Në një atmosferë drithëruese, në stadiumin “Giuseppe Meazza”, u përballen dy rivalët e përbetuar dhe të përjetshëm.

Interi i tregon Milanit se kush është shefi i derbit të madh.

Kampioni në fuqi, Milani, pas disfatës në Superkupën e Italisë me rezultat 3:0, sërish sonte mundet nga zikaltrit por kësaj radhe me rezultat të ngushtë.

Futbollisti argjentinas, Lautaro Martinez, ka shënuar gol të bukur me kokë falë harkimit të shkëlqyeshëm nga rivënia e këndit e turkut Calhanoglu. 

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Kristijan Asllani, u aktivizua në minutën e 90+4 për Interin.

Pas javës së 21-të në Serie A, Napoli udhëheq me 56 pikë, pasojnë Interi me 43, Roma 40, Lazio 38, Atalanta 38, Milani 38 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat