Barcelona e shkel Sevillën, +8 pikë para Realit 

Futboll

Barcelona e shkel Sevillën, +8 pikë para Realit 

Nga: K. G. Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 22:55
Xavi e Lewandowski

Barcelona ka krijuar epërsi të konsiderueshme ndaj Real Madridit, + 8 pikë. 

Katalunasit shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Sevillës. 

Vendasit treguan angazhim e lojë të mirë, si fryt i kësaj edhe e mposhtën bindshëm Sevillën.

Barcelona ka dominuar takimin dhe pa problem të madh ka arkëtuar tre pikë falë golave të futbollistëve Alba (58'), Gavi (70') e Raphinha (79'). 

Barcelona kryeson me 53 pikë, duke lënë pas Realin me 45 sosh dhe Sevilla renditet në pozitën e 16-të me 21 pikë.

Sevilla është në zonën e rrezikut, me ndonjë gabim eventual mund të bie të skuadrat që largohen nga elita.

Trajnerit  Xavi po i troket titulli i kampionit, megjithatë ka shumë ndeshje deri në fund, edhe 18 ndeshje apo edhe 54 pikë janë të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat