Interi do të zbarkojë për të parën herë në tokën shqiptare

Futboll

Interi do të zbarkojë për të parën herë në tokën shqiptare

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 11:40
Stadiumi "AIr Albania"

Një lajm mjaft i bukur vjen për të gjithë sportdashësit e futbollit italian, si dhe për tifozët e Interit në Shqipëri.

Klubi zikaltër do të zbarkojë për të parën herë në tokën shqiptare në verën e këtij viti.

Përpara zhvillimit të derbit të Milanos, në emisionin “Gran Gol” në “Oversport” u njoftua se Interi ka planifikuar një miqësore me Partizanin.

Ndeshja do të luhet më datë 16 korrik dhe pritet të ndiqet me mjaft interes nga sportdashësit shqiptarë.

Në vijim pritet të vijë edhe njoftimi zyrtar nga ana e klubeve, për të zbuluar edhe më shumë detaje rreth kësaj miqësoreje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat