Allegri mendon se seriozisht

Futboll

Allegri mendon se seriozisht

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 11:58
Allegri mendon se seriozisht

Masimiliano Allegri mendon se seriozisht Juventusi tanimë duket të mendojë si një skuadër që lufton për mbijetesë dhe të harrojë deri në marrjen e vendimeve të radhës së hetimeve ku është përfshirë mundësia për të arritur Europën apo jo.

Nëse avokatët bardhezi kanë sfidën e tyre nëpër gjykatat e ndryshme sportive, Juventusi duhet të mendojë vetëm për fushën dhe të bëjë sa më shpejt ato 40 pikë që japin garanci për qëndrimin në Serinë A.

Prandaj, ai konfirmon edhe njëherë tjetër atë që tha pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, kundër Lacios.

“Ta harrojmë Kupën apo akoma më shumë duelin e vajtjes në Ligën e Europës kundër Nantës.

Sfida me Salernitanën vlen të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Aktualisht jemi në një nivel me ta në renditje, pra sfida e nesërme (sot) do të jetë një duel direkt për mbijetesë.

Të caktojmë objektiva në këto mSfidae është e pamendueshme për ne.

Tani duhet thjesht të kapërcejmë sa më shumë skuadra që kemi sipër nesh. Kemi një rrugë të vështirë për të bërë, pasi në tri sfidat e fundit kemi bërë vetëm 1 pikë, ndaj është e kotë të fantazojmë apo të mendojmë nëse 15 pikët do të na kthehen apo jo.

Duhet të fitojmë ndeshje pas ndeshjeje në kampionat dhe të kapim sa më shpejt atë kuotën 40 pikë, e cila të garanton mbijetesën matematikore.

Edhe pse mund të duket për të qeshur, e vërteta është kjo, ndaj dua përqendrim maksimal në Salerno”.

MODUL I RI – Në ditët e fundit është përfolur shumë për një ndryshim taktik, duke parë edhe rikuperimin e Dushan Vlahoviçit, por edhe Pol Pogba pritet shpejt që t’i bashkohet grupit. Dhe këtë thashethem Alegri nuk po e përgënjeshtron.

“Po, po e vlerësoj një mundësi të tillë, edhe pse nuk është e thënë që ta bëjmë duke nisur nga Salernitana.

Arsyeja është Vlahoviç dhe a do të luajë Dushan?

Vlahoviç është në formë të shkëlqyer dhe shpresoj që të shënojë gol. Në formë fantastike është edhe Ken, të cilin e kam të vështirë ta ul në stol në këtë moment. Mois ka ndryshuar shumë prej muajsh dhe nga një talent i ri po shndërrohet në një futbollist të rëndësishëm, më i përgjegjshëm për gjithçka bën në fushën e lojës.

Por ju garantoj se kaq mirë fizikisht sa çfarë e kam parë së fundmi, Vlahoviç nuk ka qenë as kur erdhi nga Fiorentina te ne.

Dushan ka thjesht nevojë që të shënojë dhe po ua paraprij se edhe tredhëmbëshi me Kiezën e Di Marian është një hipotezë.

Fundja, sa më shumë futbollistë teknikë të kesh në fushë, aq më mirë është dhe nuk është aspak e vështirë që t’i hedhësh të gjithë në lojë. Edhe Kieza është në formë fantastike dhe jam i lumtur për të”.

DËMTIMET – Lidhur me mungesat që ende janë tepër të rëndësishme, trajneri i Juves sqaron: “Me përjashtim të Bonuçit, që për më shumë është edhe me grip, kundër Salernitanës do të mungojnë edhe Pogba, Milik e Paredes, i cili ka ndier një shqetësim në seancën e fundit.

Bonuçi po na mungon shumë dhe e presim me padurim, madje shpresojmë që të jetë gati për Kupat e Europës. A janë Kupa e Italisë dhe Liga e Europës shpëtimi i sezonit tonë? E dimë të gjithë se fitorja e Kupës së Italisë të dërgon në Ligën e Europës dhe fitorja e Ligës së Europës të dërgon në Champions.

Por këto mendime siç e thashë edhe në fillim nuk duhet të mbizotërojnë në kokën tonë. Objektivi është ai që të marrim ndeshjet një e nga një dhe mbi të gjitha të bëjmë sa më shpejt 40 pikë në Serinë A. Këtu ngec shiriti”, vazhdon “Konti Maks”.

DE SHILJO – Në ndeshjen e fundit, tifozëria e Juventusit është rikthyer të marrë në shënjestër me vërshëllima Matia de Shiljon, por jo më shumë për paraqitjen, sesa për faktin që ai dhe Matajs de Ligt që tashmë është transferuar te Bajerni, kanë qenë dy të parët që nga frika e prokurorëve nxorën në skenë kontratat e firmosura për rrogat e periudhës COVID, që mesa duket nuk duhet të dilnin në skenë.

Por mbi këtë argument, trajneri Alegri nënvizon: “Matia është mirë fizikisht dhe psikologjikisht.

Kam folur me atë, është serioz dhe profesionist, përveç se një futbollist i shkëlqyer.

Për sa u përket vërshëllimave, koreve dhe ofendimeve, nga tribunat dhe në rrjetet sociale, fatkeqësisht kjo u ndodh të gjithëve çdo ditë. Është një skenë pas së cilës fshihen qindra e mijëra persona në mënyrën më të shëmtuar.

Por e rëndësishme është që të mos u japësh vëmendje atyre”, përfundoi 55-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat