United gjen në Serie A sulmuesin e shumëkërkuar

Futboll

United gjen në Serie A sulmuesin e shumëkërkuar

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 12:32
United gjen në Serie A sulmuesin e shumëkërkuar

Skuadra e Manchester United është gati të kryejë çmendurinë për të sjellë në “Old Trafford” sulmuesin Victor Osimhen, që luan në Serie A me Napoli.

Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja britanike “Daily Mail”, që shton se “djajtë” janë hedhur në sulm për ta sjellë 24-vjeçarin nigerian në Premier League.

Për të mbyllur transferimin, Manchester United është gati të paguajë 100 milionë euro, shumën e kërkuar nga Napoli për sulmuesin, që këtë sezon po shkëlqen në Serie A, ku është goalshënuesi më i mirë (16 gola).

Është vetë trajneri Ten Hag ai që ka këmbëngulur që Osimhen të jetë sulmuesi që do të mbushë boshllëkun e lënë bosh pas largimit të Cristiano Ronaldo.

Për pasojë, United është hedhur në sulm, duke nisur kontaktet me menaxherin e lojtarit, për të gjetur  fillimisht një marrëveshje me të dhe më pas të bisedojë me Napolin.

Skuadra italiane është gati ta lërë të lirë lojtarin për një shumë rreth 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat