Manchester City e rrezikon përjashtimin nga Premier League

Futboll

Manchester City e rrezikon përjashtimin nga Premier League

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 12:40
Guardiola

Manchester City gjendet në një situatë mjaft të palakmueshme.

“Citizens” po akuzohen nga Premierliga për thyerjen e rregullave, respektivisht mosrespektimin e “fair-play” financiar.

Për këtë arsye, mediat britanike ia kanë kushtuar rastit të Cityt ballinat e sotme të tyre.

“City akuzohet”, shkruan “Daily Mail”.

“City përballet me përjashtim”, shkruan “Daily Telegraph”.

Pra, alarmi i kuq është lëshuar për klubin e sheikëve arabë, të cilit mund t’i hiqen titujt e kampionit, të fituar në këtë periudhë, ndërsa e rrezikon edhe përjashtimin nga liga, në rast se vërtetohen mbi 50 për qind të akuzave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat