Emri i tij shfaqet përkrah Lionel Messit, sulmuesi i Kosovës mes më të mirëve në Francë

Futboll

Emri i tij shfaqet përkrah Lionel Messit, sulmuesi i Kosovës mes më të mirëve në Francë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 15:51
Edon Zhegrova

Futbollisti Edon Zhegrova zhvilloi një ndeshje fantastike në fundjavë.

Sulmuesi shqiptar ishte një nga më të mirët në fushë në fitoren 1-3 të Lille-s kundër Rennais-së.

Zhegrova shënoi njërin prej golave, si dhe asistin në dy golat e tjerë të skuadrës së tij, çka i ka sjellë një notë 8.5 nga “Sofascore”.

Në formacionin e javës së 22-të të kampionatit francez gjendet edhe emri i Edon Zhegrovës.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës renditet përkrahë Lionel Messi-t dhe Hakimit, të cilët janë futbollistët e vetëm që mbajnë një notë më të lartë se ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat