Hallaqi flet për gabimet e Halimit

Futboll

Hallaqi flet për gabimet e Halimit

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 20:58
Hallaqi

Vllaznia ia ka dalë kundër Kukësit që të triumfojë me rezultatin 2:0.

Goli i Markut në minutën e 20 dhe më pas i Jonuzit në të 45 do të mjaftonte për t’i dhënë tre pikët shkodranëve. Falë këtij rezultati, ekipi i Josës arrin në kuotën e 31 golave, po aq sa edhe Partizani.

Nga ana tjetër është Teuta ka arritur që të fitojë në një ndeshje mjaft të vuajtur kundër Bylisit në shifrat 1:0.

Goli i vetëm i takimit është shënuar nga ana e Jurgen Goxhas. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 77.

Festimi ishte i madh nga ana e këtij lojtari për shkak të situatës së vështirë që ka përjetuar në kohët e fundit. 

Hallaqi, tha: “Halimi nuk ishte i vendosur mirë te goli i parë dhe një gabim teknik te goli i dytë, ndodh në futboll. Kanë gabuar edhe portierë të nivelit të lartë.

U munduam që të inkurajonim Halimin në fundin e pjesës së parë. Na ka ndihmuar më parë dhe më vjen keq.

Tafas është kthyer, por ne jemi të kujdesshëm për zgjedhjen tonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat