Dosti i bën thirrje Demit për Kolelën

Futboll

Dosti i bën thirrje Demit për Kolelën

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 13:09
Dosti i bën thirrje Demit për Kolelën

Partizani mori një tjetër rezultat zhgënjyes në “Abissnet Superiore”. Të kuqtë u mposhtën me përmbysje nga Laçi, ndërsa pas ndeshjes Kolela pranoi se skuadra nuk është më në garë për titullin kampion.

Një deklaratë që nuk është pritur mirë nga tifozët e klubit kryeqytetas, si dhe nga ikonat e “demave të kuq”. Edmond Dosti i ka bërë thirrje presidentit Demi të largojë menjëherë trajnerin italian.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Dosti kritikon punën e bërë nga Kolela dhe kërkon nga drejtuesit e Partizanit t’i kërkojnë llogari trajnerit italian për gjendjen në të cilën ka përfunduar ekipi.

“Treni i fundit për këtë dështak është nisur me kohë! I dashur President Demi dhe drejtor Rama, po të më kishit dëgjuar mua, nuk do të kishit arritur në këtë gjendje.

President Demi, në qoftë se nuk të dhimbsen lekët e shtëpisë, të paktën duhet të të dhimbset Partizani… Boll, mos u bej kryeneç, edhe vetë ti je i bindur që nuk ke bërë zgjedhjen e duhur.

Tregohu xhentil siç je në realitet, priji biletën, falenderoje për çfarë ka bërë për Partizanin dhe nise për në shtëpinë e tij!

Tani është detyra juaj dhe e Ramës që të kërkoni llogari se kush e solli Partizanin në këtë gjendje të mjerueshme! Me respekt Dosti”, ka bërë thirrje Edmond Dosti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat