Ancelotti: Është koha për të fituar trofeun e radhës

Futboll

Ancelotti: Është koha për të fituar trofeun e radhës

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 11:41
Ancelotti

Skuadra e Real Madridit u kualifikua për në finalen e botërorit të klubeve, pas fitores 4-1 arritur ndaj Al Ahlit në gjysmëfinale.

Pavarësisht rezultatit, sukses i ekipit madrilen nuk ishte shumë i lehtë, që për një moment rrezikoi shumë.

Dy golat e fundit u realizuan në kohën shtesë.

“Ulëm disi ritmin dhe përqendrimin dhe rivalët përfituan. Gjithsesi, ia dolëm mbanë mirë dhe arritëm fitoren e kualifikimin për në finale.

Sot do të kthehen në stërvitje edhe Militao e Benzema, që do të jenë një armë më shumë për në finale.

Ndërsa në ndeshjen ndaj Osasuna, në kampionat, do të rikthehet edhe Cortuios. Kemi nevojë për të gjithë lojtarët në këtë moment të sezonit”, tha trajneri Carlo Ancelotti.

Trajneri italian dha edhe një koment për të riun Serhio Aribas, që u aktivizua në minutën e 90-të, ku zevëndësoi Vinicus.

Pak pasi hyri, ai realizoi golin e katërt.

“Arribas është një talent. Nuk kishte nevojë për shumë kohë për të realizuar një gol, e nuhat atë,” tha në fund trajneri italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat