Interes nga klubi i Premier League

Futboll

Interes nga klubi i Premier League

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 14:34
Interes nga klubi i Premier League

Aston Villa është hedhur në sulm për sulmuesin e Athletic Bilbao Nico Williams.

Mediat britanike raportojnë se klubi i Premier Leauge e ka vendosur si objektiv primar në merkaton e verës. Kontrata e spanjollit përfundon në verën e vitit 2024, teksa aktualisht Williams vlerësohet 50 milion paund.

Megjithatë, Aston Villa mund të përfitojë në merkaton verore për ta transferuar me një shumë më të ulët, në rast se nuk arrihet ndonjë akord për rinovimin e kontratës mes tij dhe Athletico Bilbao.

Lojtari pëlqehet së tepëmi nga trajneri Unai Emery i cili e kërkoi me ngulm edhe në merkaton e janarit, por klubi spanjoll nuk e lejoi largimin e 20-vjeçarit. Këtë sezon Williams në 20 ndeshje në La Liga ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar katër asistime për shokët e skuadrës.

20-vjeçari për herë të parë mori pjesë në Kupën e Botës me Spanjës, pas marrjes së vendimit për të përfaqësuar kombëtaren iberikase, ndyshe nga vëllai i tij Iniaki Williams  i cili zgjodhi të përfaqësoj vendin e origjinës, Gana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat