Asllani do t’ia zë vendin në formacion Calhanoglus

Futboll

Asllani do t’ia zë vendin në formacion Calhanoglus

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 12:12
Asllani

Fitorja e mbrëmjes së dielës ndaj Milanit vulosi përfundimisht kalimin e Kristjan Asllanit te Inter.

Nëse javët e fundit janë përhapur thashethemet për një lamtumirë të mundshme të Brozovic, “Gazzetta.it” thekson se një nga arsyet është pikërisht shqiptari, ndërsa shton se kroati nuk është i vetmi lojtar “zikaltër” që “rrezikohet” nga 20-vjeçari.

E njëjta media shton se Asllani ka luajtur shumë herë si zëvendësues i Calhanoglu dhe me shumë mundësi ai mund ta nxjerr turkun shumë shpejt jashtë loje, të paktën deri diku.

Në sezonin e ardhshëm shqiptari pritet t’i marrë Calhanoglu-s gjysmën e kohës së lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat