Drejtuesit e Los Blancos duhen të vënë dorën te portofoli

Futboll

Drejtuesit e Los Blancos duhen të vënë dorën te portofoli

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 11:56
Ancelotti

Pritej ndonjë lëvizje e rëndësishme në merkaton e janarit nga ana e Real Madrid-it të Florentino Perez-it dhe Carlo Ancelotti-t.

Pak për domosdoshmërinë për të rinuar ekipin, pak për të frenuar vështirësitë që janë parë në ndeshjet e fundit. Por madrilenët nuk kanë bërë asnjë lëvizje.

Megjithatë, duke filluar nga korriku i ardhshëm muzika mund të ndryshojë.

Drejtuesit e Los Blancos duhen të vënë dorën te portofoli, duke marrë në konsideratë edhe mundësinë konkrete që ky sezon mund të mbyllet pa shumë trofe.

Situata e vështirë në të cilën ndodhet Juventus-i për çështje që nuk kanë lidhje me fushën mund të luajë në favor të klubit spanjoll. Në fakt, sipas DefensaCentral, katër emra të lojtarëve bardhezinj janë vënë në shënjestër nga Florentino Perez. Bëhet fjalë për Dusan Vlahovic, Federico Chiesa, Manuel Locatelli dhe Moise Kean.

Nëse për dy të parët interesimi ka nisur muaj më parë, dy të fundit janë hyrje të reja, edhe pse ish-lojtari i Sassuolo-s ka përfunduar në radarët e Real Madrid edhe në të kaluarën.

Natyrisht, shumë do të varet nga përfundimi i çështjeve gjyqësore në të cilat është përfshirë klubi torinez. Nëse Juventus nuk do të arrijë të kualifikohet në edicionin e ardhshëm të Champions League, disa sakrifica do të ishin të pashmangshme.

Në këtë kuptim duhet gjetur një ekuilibër të pamundur mes një sakrifice teknike sa më pak të dhimbshme dhe domosdoshmërisë për një shitje që të mbushë arkat e klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat