Basha: Jam shumë i lumtur për golin, luftojmë për Europën

Futboll

Basha: Jam shumë i lumtur për golin, luftojmë për Europën

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 16:00
Basha

Edi Basha i dhuroi 3 pikët Kukësit sot në sfidën me Kastriotin.

Ai u shpreh tepër i lumtur për fitoren, golin e shënuar dhe që tani synojnë Europën

“E dinim që ndeshja do të ishte e vështirë dhe shumë e rëndësishme për ekipin, jam i lumtur për golin që shënova dhe pikët e marra.

Kam besim tek vetja ime.

Ne jemi në një situatë të vështirë, por do të ndihmoj ekipin që të shënoj sa më shumë edhe pse e di që nuk mund të shënosh në çdo ndeshje njësoj.

Pavarësisht renditjes që jemi, ne me dy tre fitore mund të ngjitemi në renditje dhe të luftojmë për Europën”, tha Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat