Arteta kundët Guardiolës

Futboll

Arteta kundët Guardiolës

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 12:18
Arteta kundët Guardiolës

Arsenali përballë Mancheser City-t, apo Arteta kundër Guardiolës, thënë ndryshe nxënësi sfidon mësuesin.

Arteta dhe Guardiola kanë punuan së bashku për gati tre vjet e gjysmë në “Etihad”. Lëvizja e parë e Guardiolës si trajner i City-t ishte afrimi Artetës.

Ish-mesfushori i Everton-it ka punuar si ndihmëstrajner i Pepit dhe ka përvetësuar të gjithë informacionin e nevojshëm për të kuptuar strategjitë e tij.

Arteta gjithashtu ka qenë lojtar i ri i Barcelonës kur Guardiola luante ende në skuadrën e parë “blaugrana”.

Në kohën kur punuan së bashku te City, fituan dy tituj të Premier League-s dhe një FA Cup.

Ishte një marrëdhënie jashtëzakonisht e suksesshme, por sapo Arsenali shkarkoi Unai Emery në nëntor 2019, partneriteti u prish dhe Arteta u transferua në “Emirates”.

Si lojtar, Arteta kaloi pesë vjet në veri të Londrës (tek Arsenali) derisa u tërhoq nga futbolli në vitin në 2016.

Që pas ndarjes, Arteta dhe Guardiola janë përballur tetë herë me njëri-tjetrin, por suksesi ka anuar pothuajse gjithmonë nga ana e City-t, i cili ka fituar shtatë takime.

Fitore e vetme për Arsenalin e Artetës erdhi në gjysmëfinalet e FA Cup gjatë sezonit 2019/20. Londinezët veriorë në fund ngritën trofenë, por që atëherë, ka qenë përplasjet me Cityzens nuk kanë sjellë sukses.

Arteta nuk e ka mundur ende Guardiolën në një ndeshje të Premier League-s, përkundrazi ka humbur të pesta përballjet. Dhe disfatat nuk kanë qenë me rezultat të ngushtë. City ka shënuar 12 gola dhe ka pësuar vetëm një.

Pra, gjërat nuk duken mirë për Artetën që shkon në ndeshjen e sotme me dëshirën për të përmirësuar statistikat ndaj Guardiolës.

Arteta është nxënës i Guardiolës, por po synon të mposhtë ish-mësuesin e tij për lavdinë e Premier League-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat