Ivan Balliu drejt riaftësimit të plotë

Futboll

Ivan Balliu drejt riaftësimit të plotë

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 14:04
Ivan Balliu

Përtej barazimit në “Coliseum Alfonso Pérez”, shqetësimi i madh i javës për Rayo Vallecanon lidhej me dëmtimin e mbrojtësit Ivan Balliu.

Anësoi shqiptar u detyrua të largohej fusha në ndeshjen ndaj Getafes në minutën e 53-të pasi mori një goditje në kofshën e djathtë.

Balliu iu nënshtrua testeve përkatëse të hënën e kaluar, të cilat përjashtuan një dëmtim të rëndë, por konfirmuan se zona e prekur ishte kuadricepsi i kofshës së djathtë.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare e nisi seancën stërvitore të kësaj të enjteje së bashku me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës, por sapo mbaroi ora e parë e stërvitjen në dhomat e zhveshjes.

Gjithçka tregon se Balliu do t’i kryejë pa problem dy seancat e mbetura për t’u përgatitur për duelin ndaj Sevillas dhe mund të jetë pjesë në dispozicion të trajnerit Andoni Iraola.

Balliu, në fakt, është shumë i rëndësishëm për Rayo Vallecanon. Numri 20 është lojtari i dytë i skuadrës me më shumë minuta (1846) në këmbë në ndeshjet e kampionatit, pas Fran Garcías (1879 minuta).

Të dy janë dy futbollistët e vetëm në skuadër që kanë luajtur titullarë në 21 ndeshjet e kampionatit.

Balliu, nëse do të zbresë në fushë ndaj Sevillas, duket të ketë kujdes nga ndëshkimi me karton të verdhë, pas me një të tillë do të humbiste ndeshjen e radhës kundër Cadizit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat