Shakhtari ballëlart, Ajax baras me Union Berlinin! Roma dështon 

Futboll

Shakhtari ballëlart, Ajax baras me Union Berlinin! Roma dështon 

Nga: K.G. Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 20:42
Shakhtar Donetsk

Ballafaqimi mes Ajax dhe Unon Berlinit, ka përfunduar pa gola (0:0), në kuadër të ndeshjes së parë të tetës së finales së Europa League në futboll.

Unioni Berlini ka marrë rezultat të mirë për takimin e kthimit.

Roma si mysafire ka dështuar, duke pësuar humbje (1:0) nga Salzburgu.

Nicolas Capaldo në minutën e 88-të ka shënuar për fitoren e skuadrës austriake.

Shakhtar Donetsk ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Rennes, në takimin që u zhvillua në terren neutral, në Varshavë të Polonisë.

Për Shakhtarin shënuan Kryskiv (11') e Bondarenko (45+1' – nga penalltia) dhe për Rennes-in realizoi Toko Ekambi (59').

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat