Shkëlqen Valmir Nafiu

Futboll

Shkëlqen Valmir Nafiu

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 13:12
Valmir Nafiu

Valmir Nafiu, i cili para disa ditëve edhe zyrtarisht iu bashkua skuadrës sllovake të Kosice në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës, ka shkëlqyer në ndeshjen e tij të katërt me skuadrën e tij të re, duke shënuar “het-trik” në ndeshjen gjenerale përballë  skuadrës së Spisská Nova Ves.

Nafiu shkëlqeu në këtë ndeshje, në të cilën Koshice shënoi fitore 6:0.

Nafiu luajti titullarë në këtë ndeshje, duke realizuar një gol gjatë 45 minutëshit të parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë, duke dëshmuar se bëhet fjalë për një futbollistë mjaft cilësor, i cili nuhat mirë golin.

Me këtë “tripletë”, Nafiu vetëm se ka dhënë sinjalin tek trajneri Anton Soltis, i cili mund të llogarisë në shërbimet e shqiptarit që në ndeshjen e parë të stinorit pranveror, që Koshice do ta zhvillojë me 25 shkurt kundër skuadrës së Pohronie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat