Napoli prish serinë e fitoreve radhazi

Futboll

Napoli prish serinë e fitoreve radhazi

Më: 3 mars 2023 Në ora: 23:07
Pamje nga ndeshja

Thyhet më në fund Napoli.

Pas një serie prej tetë fitoresh radhazi, skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti u dorëzua në stadiumin “Maradona” përballë Lazios.

Kryesuesit e Serisë A u ndëshkuan nga Vecino në minutën e 67-të falë një goditjeje të fuqishme nga jashtë zonës,  e pamundur për t’u kontrolluar nga Meret.

Me këtë sukses, skuadra ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj (luajti titullar dhe gjatë gjithë ndeshjes) ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 48 pikëve.

Lazio mbetet në krye të Serisë, e shkëputur ndeshjen nga ndjekësit më të afërt, me 65 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat