Plan që kampionati të luhet edhe në datën e pazakontë

Futboll

Plan që kampionati të luhet edhe në datën e pazakontë

Më: 8 mars 2023 Në ora: 16:57
Topi i futbollit

Futbolli italian kërkon të ringrihet financiarisht për t’iu afruar sadopak Premier Ligës që ka krijuar një diferencë të frikshme dhe duket se drejtuesit e Ligës italiane, po mendojnë rimodelimin e kampionatit që të ngjajë me atë anglez.

Të hënën do të ketë një mbledhje të Asamblesë së Ligës së Futbollit në Itali dhe ideja e drejtuesve është që të afrojnë sa më shumë financime.

Kështu, përveç sponsorëve të ndryshëm që mund të bëhen pjesë e aktivitetit, do të shqyrtohet edhe ideja që kampionati të shtrihet deri në fundin e vitit.

Plani është që të luhet edhe pas Krishtlindjeve, deri më 30 dhjetor, pak a shumë si anglezët të cilët nuk ndalen as në festa e fundvitit.

Një formulë që u ka rritur shikueshmërinë britanikëve dhe tashmë italianët po mundohen ta kopjojnë duke menduar se kështu mund të ngjallin më shumë interes edhe te kompanitë e transmetimeve televizive për të siguruar më shumë të ardhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat