Xhaka protagonist, Arsenali barazon në Lisbonë

Futboll

Xhaka protagonist, Arsenali barazon në Lisbonë

Nga: K. G. Më: 9 mars 2023 Në ora: 20:40
Pamje nga ndeshja

Arsenali ka nxjerrë rezultat pozitiv në përballjen e parë të tetës së finales së Europa League në futboll.

“Topçinjtë’ barazuan  me rezultat 2:2 me Sportingun në Lisbonë.

Xhaka është protagonist i barazimit (2:2), goditja e tij u devijua nga futbollisti Morita në minutën e 62-të dhe futet në rrjetë.

Për Sportingun realizuan Inacio (34'), Paulinho (55') dhe për Arsenalin shënuan Saliba (22') e Morita (62'-autogol).

Xhaka u paraqit titullar dhe me shiritin e kapitenit.

Arsenali tani e pret Sportingun në “Emirates”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat