Martini i mërzitur pas barazimit

Futboll

Martini i mërzitur pas barazimit

Më: 10 mars 2023 Në ora: 15:41
Martini

Martini i mërzitur pas barazimit me Kastriotin:

Pikët e humbura do t’i qajmë në fund të sezonit

Teuta nuk arriti të fitojë në transfertën me Kastriotin dhe trajneri Edi Martini ëshhtë shfaqur i mërzitur pas sfidës.

Ai u shpreh se pikët e humbura do ti qajnë në fund të sezonit.

“S’morëm pikët, kushtet e fushës s’të lejojnë të luash.

Qarkulluam topin, por ishte e vështirë të shënonim golin.

Ne na prishën punë dëmtimet, improvizuam sot, kthyem skemën, por nuk është justifikim se duhet të fitonim.

Janë dy pikë që do i qajmë në fund.

Më vjen keq për pikët e humbura, njësoj si me Vllazninë, Kastrioti ka shumë shpirt.

Çdo ekip që luan këtu e ka të vështirë të fitojë.

Jam i kënaqur me Emiljano Vilën dhe e komplimentoj për performancën e bërë sot në pozicionin e dhënë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat