Ronaldo kthehet në kombëtaren e Portugalisë

Futboll

Ronaldo kthehet në kombëtaren e Portugalisë

Më: 16 mars 2023 Në ora: 17:16
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e kombëtares së Portugalisë edhe për pjesëmarrjen në Euro 2024.

Kjo është ajo që kanë publikuar sot mediat kryesorë në Portugali apo edhe ato britanike, ndonëse pse pritet që lista e Portugalisë të bëhet publike të premten.

Burime pranë stafit të kombëtares kanë zbuluar se Roberto Martinez do të përfshijë yllin portugez për ndeshjet ndaj Lihtenshtejnit dhe Luksemburgut.

Paraqitjet e tij në Botëror, fakti që u la në stol atje dhe polemikat e hapura të personave pranë tij rreth mënyrës së si ishte trajtuar në atë turne, lanë të mendohej se Ronaldo mund të tërhiqej përfundimisht nga ekipi përfaqësues.

Por duket se gjërat kanë ndryshuar me Roberto Martinez dhe Ronaldo do të kthehet përsëri në ekip, ku shiritin e kapitenit ia kishte dorëzuar Pepe.

Kështu, Ronaldo mund të vazhdojë të ndjekë një rekord të cilin aktualisht e ndan me një futbollist të Kuvajtit. CR7 dhe sulmuesi Bader Al-Mulaua regjistrojnë të dy 196 ndeshje me fanellën e kombëtares dhe janë lojtarët që kanë luajtur më shumë takime me përfaqësueset në historinë e futbollit botëror. Të dy janë ende në aktivitet, ndaj ky rekord mund të thyhet si nga njëri, ashtu edhe nga tjetri,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat