Jasir Asani realizon tre gola

Futboll

Jasir Asani realizon tre gola

Më: 18 mars 2023 Në ora: 11:14
Pamje nga ndeshja

Jasir Asani është një nga risitë e listës së Sylvinhos për ndeshjen ndaj Polonisë. Kombëtarja shqiptare fillon duelet eliminatore të Euro 2024 përballë Polonisë (27 mars).

Transferta në Varshavë përkon edhe me debutimin e trajnerit brazilian në stolin kuqezi.

Ndërkohë, ish-sulmuesi i Partizanit e ka festuar me një tregolësh ftesën e Sylvinhos.

Asani është pjesë e Gwangju FC, ekip që garon në elitën e futbollit të Koresë së Jugut. Gwangju fitoi sot 5-0 në shtëpi përballë Inchenon.

Protagonisti kryesor i triumfit me “manita” ishte 27-vjeçari shqiptar nga Shkupi, i cili emocionoi tifozët me golat e tij të mrekullueshëm.

Asani zhbllokoi takimin me golin e tij në minutën e nëntë, ndërkohë që realizoi edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë: të dy eurogola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat