Retegui: Krenar! Po mësoj gjuhën

Futboll

Retegui: Krenar! Po mësoj gjuhën

Më: 18 mars 2023 Në ora: 11:59
Retegui

Mateo Retegui është një nga surprizat e listës së Roberto Mancinit për duelet eliminatore të Euro 2024.

Italia është pjesë e grupit C bashkë me Anglinë, Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Maltën.

Sfida e parë do të luhet në “Diego Maradona” të Napolit përballë Anglisë (23 mars). Tri ditë më vonë është radha e transfertës ndaj Maltës.

Retegui ka lindur në Argjentinë, por prindërit e tij janë me origjinë italiane.

Sulmuesi 23-vjeçar aktivizohet me Tigre në kampionatin argjentinas, teksa kartonin e tij e zotëron Boca Juniors. Ftesën e Mancinit e ka pritur me entuziazëm dhe kënaqësi.

“Reteguin e ndjekim prej kohësh. Ai ka cilësi që neve na mungojnë. Menduam se nuk do të pranonte të vinte tek Italia. Por, ai kthehu menjëherë përgjigje pozitive”, u shpreh pak ditë më parë trajneri i kombëtares italiane.

Vetë sulmuesi, i cili ndiqet me interes nga shumë klube europiane, tregoi për ESPN emocionet e grumbullimit me kampionët në fuqi të Europës.

“Jam i lumtur dhe krenar për atë që po përjetoj. Për mua dhe për familjen time ky është një hap shumë i rëndësishëm.

Jam shumë i lumtur për mundësinë që më është dhënë, që mund të përfaqësoj një nga kombëtaret më të rëndësishme në botë.

Po e shijoj në maksimum këtë moment. Më duhet të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës që më kanë ndihmuar të mbërrij deri këtu. Estudiantes, Talleres, Boca Juniors dhe Tigre. Diego Martinez dhe stafi i tij më kanë bërë një lojtar dhe person më të mirë.

Gjuha italiane? Kam mësuar disa fjalë, por këtë javë nisa ta studioj seriozisht. A mund të përmend disa fjalë? Jo, më vjen turp”, përfundoi Retegui duke buzëqeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat