Xavi: Njerëzit mund të thonë çfarë të duan

Futboll

Xavi: Njerëzit mund të thonë çfarë të duan

Më: 19 mars 2023 Në ora: 12:18
Xavi

Trajneri Xavi Hernandez doli në një deklaratë për mediat para supersfidës Barcelona-Real Madridit e cila luhet në orën 21:00, e vlefshme për javën e 26-të të La Liga-s.

Trajneri ka folur edhe për skandalin e korrupsionit të mundshëm ku supozohet se Barça është përfshirë. 

“Nuk më shqetëson.

 Njerëzit mund të thonë çfarë të duan. Unë di që kemi fituar ndershmërisht.

 Nuk jam ndjerë kurrë, se kemi fituar për shkak të arbitrave.

 Nëse është kështu, unë do të shkoja në shtëpi. 

Ashtu siç nuk dua që ata të më dëmtojnë, nuk dua që ata as të më ndihmojnë”, tha trajneri i Barcelonës.

Trajneri katalanas konfirmoi edhe mungesën e Pedrit, i cili ka rreth një muaj që është jashtë Barcelonës për shkak të një dëmtimi muskulor. Mesfushori tashmë është në fazat e fundit të rikuperimit dhe kishte mundësi të hynte në fushë.

 Megjithatë, Ksavi tha se nuk kishte nevojë për të marrë rreziqe, pasi nuk ishte ndeshje finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat