Idrizi: Kemi përgatitur ndeshjen për ta bllokuar Oto Johnin

Futboll

Idrizi: Kemi përgatitur ndeshjen për ta bllokuar Oto Johnin

Më: 19 mars 2023 Në ora: 17:37
Idrizi

‘Minatorët’ kanë marrë tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë në elitën e futbollit tonë.

Pas ndeshjes trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi tha se kishin pritur një ndeshje të vështirë, por rëndësi kishte vetëm fitorja.

“E kemi ditur se do ta kemi të vështirë ndeshjen ndaj Dukagjinit. Kemi përgatitur ndeshjen për ta bllokuar Oto Johnin dhe kemi punuar shumë në aspektin ofensivë”.

“Rastet që i patëm i konkretizuam, por a kemi mundur më shumë, mendoj se po, por e rëndësishme ishte fitorja për t’i ikur pozitave të fundit, pozitë që po ndikon në ritmin e lojtarëve”.

“Por, mendoj se do të na shërbejnë shumë këto dy javë që i kemi pushim për të përmirësuar gabimet dhe të forcohemi më shumë”, ka thënë Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat