Ferizaj me gjest unik drejtuar tifozëve

Futboll

Ferizaj me gjest unik drejtuar tifozëve

Më: 19 mars 2023 Në ora: 20:24
Tifozët

Ferizaj ka vazhduar shkëlqimin në edicionin pranveror, teksa nuk është mposhtur as nga kampioni në fuqi i Kosovës, FC Ballkani.

Ishte një ndeshje spektakolare me mbi 2000 tifozë të pranishëm në shkallët e stadiumit me bari sintetik në Ferizaj.

Ferizaj ka falënderuar tifozët për përkrahjen e madhe, pasi ishte një shfaqje e jashtëzakonshme në shkallët e stadiumit.

Kujtojmë që të gjitha biletat e shitura nga kjo ndeshje klubi ka vendosur t’i dhurojë për shërimin e Nil Asllanit, djaloshit dy vjeçar që po vuan nga një sëmundje e rëndë.

"Uji dhe ju tifozë të nderuar, faleminderit për prezencën dhe mbështetjen tuaj

Një e diele e 19 marsit që shërbeu për të fituar një herë e përgjithmonë bindjen se FC Ferizaj e ka fatin që i ka afër tifozët më besnik e më pasionant në Kosovë.

Ju sot e kaluat testin, që në numër masovik iu përgjigjet me prezencën e juaj fizike, thirrjes sonë për mbështetje.

Ky është vetëm fillimi i rikthimit të buzëqeshjeve në fytyrat e juaja. Ne do punojmë shumë, pa rreshtur, që ju të krenoheni me ekipin tuaj të zemrës.

Faleminderit 1000 herë.", njofton FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat