Barcelona - Reali, formacionet 

Futboll

Barcelona - Reali, formacionet 

Më: 19 mars 2023 Në ora: 20:30
Pamje nga një ndeshje Barcelona - Real

Barcelona – Real Madrid, “El Clasico” i dytë i sezonit në LaLiga, që mund të vendosë ndoshta përfundimit fatin e titullit kampion.

Katalanët aktualisht kanë 9 pikë më shumë dhe një tjetër fitore përballë rivalit historik në përplasjen e drejtpërdrejtë do ta “vriste” garën për trofenë më të rëndësishëm në Spanjë.

Sa  u përket formacioneve zyrtare, Xavi, në mungesë të Pedrit, i ka besuar në mesfushë lojtarëve me më shumë përvojë: Busquets, De Jong dhe Sergi Roberto.

Gavi, edhe pse në rreshtim duket si sulmues, më shumë vepron si pikë mbështetjeje për dyshen sulmuese Lewandowski-Raphinha.

Në mbrojtje janë nga e djathta në të majtë Araujo, Kounde, Christensen dhe Balde.

Nga ana tjetër, Ancelotti, në rreshtimin 4-3-3, luan me Carvajal, Militao, Rudiger dhe Nach.

Në mesfushë, në rolin e “truprojës” së Modric dhe Kroos është Cavamivinga dhe në sulm “tredhëmbëshi” Rodrygo-Benzema-Vinicius.

Barcelona - Real

Barcelona: Ter Stegen, Araujo, Kounde, Christensen, Balde Roberto, Busquets, De Jong Raphinha, Lewandowski, Gavi..

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Rudiger, Nacho; Modric, Camavinga, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius Jr.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat