Inzaghi i zemëruar

Futboll

Inzaghi i zemëruar

Më: 20 mars 2023 Në ora: 12:25
Inzaghi

Interi humi dje në mbrëmje derbin e Italisë përballë Juventusit me rezultatin minimal 1-0.

Simone Inzaghi ka qenë tepër i zemëruar pas humbjes dhe është shprehur i irrituar pas sfidës duke kërkuar respekt.

“Ka hidhërim të madh për një humbje që ndodhi në këtë mënyrë. Ne i kemi premtuar njëri tjetrit që nuk do të flasim më pas Monzës se kishte ndodhur diçka shumë e rëndë, por sot ndodhi një tjetër.

E papranueshme nga VAR, e papranueshme edhe që ata të na thonë se nuk kishte pamje të qartë, kërkojmë respekt. Ishte 100% e dukshme që aksioni i golit nisi nga një prekje me dorë e Rabiot.

Ishte një ndeshje qartësisht me të meta, që ngadalëson renditjen tonë dhe na bën të bëjmë një hap prapa në rrugën tonë për të siguruar vendin e dytë.

Nuk mund të kritikoj djemtë e mi pasi ata e luajtën ndeshjen shumë mirë, na mungoi pak fati për të shënuar, por mëkat që ndëshkohemi në këtë mënyrë”, është shprehur i irrituar Simone Inzaghi për “DAZN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat