Lajme të mira nga infermieria e Juventusit

Futboll

Lajme të mira nga infermieria e Juventusit

Më: 21 mars 2023 Në ora: 13:25
Juventusi

Federiko Kieza trembi sërish, por për të dytën herë brenda tri javësh alarmi shuhet sërish, ndonëse edhe kundër Interit qëndroi në fushë për vetëm 18 minuta, duke kërkuar më pas zëvendësimin për një dhimbje, pas gjurit të operuar.

Gjithsesi, rezonanca magnetike, së cilës i është nënshtruar dje, ka shuar çdo lloj mundësie për ndonjë problem tjetër fizik në gju, por thjesht këto shqetësime vijnë si rrjedhojë e aktivitetit të paktë për një periudhë të gjatë kohe dhe kërkohet vetëm ambientim deri në kapjen e formës perfekte.

Kieza nuk ka pësuar as tërheqje, as ndrydhje, por gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite.

Dhe ndoshta kjo pauzë e kombëtares do t’i bëjë shumë mirë sulmuesit 25-vjeçar që të mund të rikuperohet me qetësi maksimale dhe mbase do të mund të jetë në dispozicion, me kohë të pjesshme sërish, me rifillimin e kampionatit pas dy javësh.

Tendinat e ngjitura pas operacionit që e mbajti 10 muaj jashtë janë në gjendje perfekte, por tani Kieza thjesht duhet të gjejë ritmin e lëvizjeve dhe do të jetë sërish në gjendje për të qenë titullar i Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat