Mallorca merr vendimin për tifozin

Futboll

Mallorca merr vendimin për tifozin

Më: 21 mars 2023 Në ora: 19:42
Vinícius Júnior në mes

Klubi i Mallorcas lëshon një deklaratë ku informon për sanksionin (nuk lejohet të hyjë në stadium për tre vjet) e vendosur nga Komiteti i Etikës ndaj tifozit që përdori fyerje raciste ndaj Vinicius Junior në ndeshjen e luajtur më 5 shkurt kundër Realit të Madridit.

Përveç kësaj, i njëjti tifoz përsëriti të njëjtën gjë një javë më vonë me Samu Chukwueze, futbollist i Villarrealit.

“Në përputhje me rregulloret e klubit të Mallorcas për mbajtësit e biletave të sezonit dhe spektatorët që marrin pjesë në “Estadi Mallorca Son Moix”, Komiteti i Etikës i Klubit sanksionon tifozin që shqiptoi fyerje ksenofobike si ndaj lojtarit të Realit të Madrid, Vinícius Júnior, ashtu edhe ndaj Samu Chukwuezes, futbollisti i Villarrealit”, thuhet në njoftimin për shtyp të lëshuar nga Mallorca.

Kryetarja e Gjykatës Hetimore 3 të Palmës Martina Mora, i ka dërguar thirrje brazilianit Vinicius Junior për të dëshmuar më 4 prill për fyerjet e ndodhura gjatë përplasjes me Mallorcan.

Ancelotti joshet nga Brazili, Reali gjen pasuesin në shtëpiNë të njëjtën ditë, si i pandehur do të duhet të paraqitet edhe tifozi Mallorcas, i cili u identifikua nga Policia Kombëtare si autori i fyerjeve raciste.

Ai do të duhet të paraqitet personalisht ndërsa futbollisti i Realit të Madridit mund të dëshmojë me videokonferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat