Efenberg: Përvoja e Guardiolës në Mynih është e parëndësishme

Futboll

Efenberg: Përvoja e Guardiolës në Mynih është e parëndësishme

Më: 21 mars 2023 Në ora: 22:14
Efenberg

Mançester Siti-Bajern Munih është pa diskutim përballja me e paparashikueshme se kush do të avancojë për në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, marrë në konsideratë formën dhe ecurinë e të dyja kampeve.

Megjithatë, Stefen Efenberg nuk e ka pasur të vështirë të pohojë së të besuarit e Nagelsmanit do të kalojnë pa probleme në raundin tjetër:

“Bajerni është favorit për t’u kurorëzuar në Stamboll dhe kjo nuk është një dëshirë, por analizë e bazuar në statistika.

Edhe nëse Reali do të vihej përballë tyre, të njëjtin përfundim do të pohoja sërish.

Ata po ecin me ritëm konstant në Champions, pavarësisht oshilacioneve në Bundesligë.

Nuk besoj se përvoja e Guardiolës në Mynih do të luajë rol, pasi shumë faktorë kanë ndryshuar, duke filluar me lojtarët dhe filozofitë e aplikuara”, tha 54-vjeçari në rubrikën e tij “t-online”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat