Itali - Angli, sfida kryesore

Futboll

Itali - Angli, sfida kryesore

Më: 22 mars 2023 Në ora: 11:29
Logo e Italisë dhe Anglisë

Ditën e nesërme, të enjten më 23 mars, do të zbresin në fushë 16 ekipe kombëtare për të luajtur ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024.

Ndeshja e parë do të luhet në orën 16:00, ku Kazakistani do të përballet me Slloveninë favorite. 7 përballjet e tjera do të luhen të gjitha në orën 20:45.

Portugalia e Cristiano Ronaldos do të ndeshet ndaj Liteshtejnit. Sigurisht, luzitanët janë favoritë absolutë në këtë sfidë.

Trajneri i ri i Portugalisë, Roberto Martinez, nuk e ka lënë jashtë yllin portugez i cili për të është ende i rëndësishëm për rrugëtimin e kombëtares.

Nuk dihet ende nëse Cristiano do të startojë titullar apo jo, por ajo që dihet është se sulmuesi 38-vjeçar i Al Nassr vazhdon të jetë deçiziv përpara portës.

Në fakt, mbrëmjen e nesërme, e gjithë vëmendje do të jetë në përballjen klasike mes Italisë dhe Anglisë e cila do të luhet në Napoli.

Të dyja kombëtaret vijnë me disa mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh, por përsëri kjo është një sfidë që dhuron emocione të jashtëzakonshme dhe spektakël në çdo minutë të lojës.

Favorit nuk mund të thuhet se ka, pasi të dyja skuadrat luajnë vetëm për fitore dhe do të mbetet të mësohet vetëm në sinjalizimin final të gjyqtarit kryesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat