Për çfarë akuzohet dhe sa rrezikon kreu i FFK-së?

Futboll

Për çfarë akuzohet dhe sa rrezikon kreu i FFK-së?

Më: 22 mars 2023 Në ora: 17:45
Agim Ademi

Kreu i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi u arrestua këtë të mërkurë në Prishtinë.

Ai do të qëndrojë në paraburgim për të paktën 48 orë, në pritje për t’u njohur me masën paraprake të gjykatës.

Ndaj Agim Ademit rëndojnë akuzat e shmangies së taksave dhe abuzimit me detyrën, për të cilat sistemi i drejtësisë në Kosovë parashikon dënim nga gjoba, deri në 8 vite burg.

Konkretisht për shmangie të taksave, në varësi të dëmit të shkaktuar në buxhetin e shtetit, është parashikuar dënimi me gjobë dhe deri në 8 vite heqje lirie.

Ndërsa për akuzën e abuzimit me detyrën, ligji në Kosovë parashikon dënimin me gjobë dhe burgim nga 3 muaj deri në 3 vjet.

Në një konferencë për shtyp, sekretari i FFK-së, Taulant Hodaj u shpreh se institucioni do të bashkëpunojë me drejtësinë.

Ai shtoi se pret që Gjykata të thotë fjalën e fundit për fati ne presidentit Agim Ademi.

Arrestimi i tij vjen vetëm pak ditë para ndeshjes së Kosovës me Izraelin, e vlefshëm për eliminatoret e Europianit Gjermani 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat