Gati 50 milionë euro

Futboll

Gati 50 milionë euro

Më: 22 mars 2023 Në ora: 18:11
Disasi

Manchester United është në kërkim të përforcimeve dhe gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar shumë emra.

Së fundmi Sportmail raporton se “Djajtë e kuq” janë fokusuar te qendërmbrojtësi i Monaco, Axel Disasi.

Francezi, 25 vjeç, po spikat në Ligue 1 dhe tashmë mund të bëjë hapin e madh në karrierë.

Klubi nga Principata është i gatshëm të futet në bisedime për ta shitur mbrojtësin, i cili është nën kontratë deri më 30 qershor 2025.

Tashmë ka edhe një çmim për të cilin Monaco heq dorë nga shërbimet e Disasi. Manchester United mund ta blejë atë për shumën e 44 milionë paundëve, ose rreth 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat