Portieri i “seleçaos” duket i sigurt

Futboll

Portieri i “seleçaos” duket i sigurt

Më: 22 mars 2023 Në ora: 20:18
Anceloti e Casemiro

Emri i Carlo Ancelotit qarkullon prej dy muajsh në mediat braziliane si pasardhësi i Tite në pankinën e Brazilit. Ramon Menezes është caktuar trajner i përkohshëm deri në verë pikërisht për këtë arsye, pasi mendohet se atëherë Anceloti do të shkëputet nga Real Madrid për të marrë drejtimin e “seleçao”.

Një hipotezë që duket se ka marrë më shumë besueshmëri nga fjalët e portieri Ederson, i cili nga grumbullimi i përfaqësueses para miqësores së të shtunës me Marokun, ka shpjeguar se tashmë emri i tij qarkullon në grupin e lojtarëve, ku shumë e njohin personalisht pasi kanë punuar apo punojnë me teknikun italian.

“Ai është një trajner i jashtëzakonshëm, u pëlqen të gjithë lojtarëve.

Ka një karrierë fituesi, mjafton të shohësh CV-në e tij.

Po flisja me Casemiron, Vinicius dhe Militaon.

Ka shumë mundësi që të vijë.

Shumë shpejt do të mësojmë nëse do të vijë këtu apo jo.

Shpresoj të kemi shpejt një trajner të ri, edhe unë e perceptoj këtë ndjesinë e pritjes pasi ka shumë spekulime.

Edhe ne po e përjetojmë këtë fazën e ankthit”, theksoi Ederson në fjalët e tij para mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat