Shqipëria U21 triumfon në miqësore

Futboll

Shqipëria U21 triumfon në miqësore

Më: 23 mars 2023 Në ora: 17:14
Pamje nga ndeshja

Shqipëria U21 fitoi 2-1 në miqësoren e luajtur në Turqi.

Kuqezinjtë e Alban Bushit triumfuan ndaj bashkëmoshatarëve të Azerbajxhanit, ndërkohë që do luajnë edhe ndaj Polonisë (27 mars).

Stiven Shpendi zhbllokoi sfidën në fundin e pjesës së parë. Ishte minuta e 43’ kur 19-vjeçari i talentuar që luan me Cesena në Serie C, realizoi një gol të bukur.

Azerbajxhani barazoi takimin sapo nisi pjesa e dytë (46’) falë golit të Camalov, por skuadra jonë u rikthye shumë shpejt sërish në avantazh.

Adrion Pajaziti, i cili aktivizohet me Haugesund në Norvegji, aty ku është huazuar nga Fulham, shfrytëzoi një top të ardhur nga krahu i djathtë.

20-vjeçari goditi saktë dhe nisi festën me shokët e skuadrës. Alban Bushi e nisi takimin me këtë formacion: Simoni, Mjaki, Buxhelaj, Gjini, Mitaj, Ismaili, Kurtulan, Berisha, Pajaziti, Shpendi, Toçi.

Pas katër ditësh do të luhet miqësorja e radhës ndaj Polonisë. Shqipëria U21 është pjesë e grupit E në eliminatoret e Euro U21, bashkë me Rumaninë, Finlandën, Zvicrën dhe Malin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat